Haradinaj përkujton policin Afrim Bunjaku: Ra heroikisht në mbrojtje të paqes dhe sigurisë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili është vrarë gjatë sulmit në Banjskë.
Në përvjetorin e vrasjes së tij, ai ka thënë se Bunjkau ra heroikisht në mbrojtje të paqes dhe sigurisë.
I pari i ka shprehur respektin për sakrificën e tij.
“Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të “Heroit të Kosovës”, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në përvjetorin e rënies, shpreh respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, ka shkruar Haradinaj.
