Haradinaj për shpërthimin në Stamboll: Akt qyqar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shpërthimit në Stamboll, duke thënë se aktet e tilla qyqare na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë, e demokratizuar dhe e zëshme kundër dhunës dhe terrorit.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ndihet i tronditur nga shpërthimi i së dielës në Stamboll, ku të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe mbi 50 të tjerë u plagosën.
“Lutemi për viktimat, të lënduarit dhe familjet e tyre. Qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme”, u shpreh Haradinaj.

Tash për tash nuk dihet shkaku i shpërthimit, por autoritetet turke dyshojnë se ai mund të ishte shkaktuar nga një grua.

Go to TOP