Haradinaj në Pentagon, diskuton për partneritetin strategjik Kosovë-SHBA

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara është pritur në Pentagon, në departamentin e Mbrojtjes. Kështu është bërë të ditur përmes një njoftimi për media nga kjo parti që thanë se diskutimet janë fokusuar në partneritetin strategjik mes Shteteve të Bashkuara e Kosovës.

“Kryetari Ramush Haradinaj është pritur sot në Pentagon-Departamentin e Mbrojtjes nga Leigh Ann G. Killian, Drejtorja për Evropën Jugore dhe Lindore në Departamentin e Mbrojtjes, Zëvendës Drejtori Patrick M. Antonietti, dhe ekipi i tyre. Diskutimet gjatë takimit janë fokusuar në partneritetin strategjik mes SHBA dhe Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës përmes Planit Aksional. Pajtueshmëri e plotë për koordinim të punëve dhe veprimeve në proceset që e presin Kosovën”, bëhet e ditur në këtë njoftim të AAK-së.

Një ditë më parë, në kuadër të takimeve ne SHBA, Haradinaj takoi ndaras edhe kongresistët, Ritchie Torres e Jim Costa. /Kosova.info/

Go to TOP