Haradinaj me postim emocional kujton vëllain Luanin në përvjetorin e rënies së tij

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin i cili ra dëshmor 25 vite më parë.

Haradinaj me një shkrim emocional në Facebook ka thënë se Luani mori rrugën e përjetësisë, pikërisht në ditëlindjen e nënës Rukë.

Postimi i Haradinajt:

Si sot njëzetepesë vjet më parë, Luani mori rrugën e përjetësisë. Pikërisht në ditëlindjen e Nanes Ruke. Qëndruam të fortë atëherë dhe sot, sepse forcën e gjetëm pikërisht në kujtimin dhe shëmbëlltyrën e tij. Lavdi!. 

Go to TOP