Haradinaj: Me Aleancën në qeverisje, Prizrenit do t’ia japim mundësinë për ta zhvilluar kapacitetin e tij ekonomik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në Kuvendin e Punës së degës së AAK-së në Prizren, duke u shprehur se për të është emocion i veçantë të jetë aty.

Haradinaj tha se kanë shpalosur nismën legjislative për kryeqytetin, siç e quajtu ai, historik

“Emocion i veçantë të jem në Prizren, në Kuvendin e Punës së Degës së Aleancës në këtë qytet, ku shpalosëm nismën legjislative për kryeqytetin historik, propozimet për organizimin struktural të degës dhe propozimet për plotësim-ndryshimet për platformën politike programore të Aleancës”.

“Gjatë prezantimit të kornizës për avancimin e konceptit të kryeqytetit historik – Prizrenit, theksova se iniciativa e Degës së AAK-së në Prizren e udhëhequr nga kryetari Besnik Krasniqi, ka si synim që këtij qyteti t’i ofrohet një epokë e re zhvillimi, qoftë përmes projekteve strategjike në sferën ekonomike, kulturore apo në zhvillimin e fushës së trashëgimisë dhe ngjarjeve kulturore-artistike”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se Prizrenit me Aleancën në qeverisje, do t’ia ofrojë mundësinë për ta zhvilluar kapacitetin e tij ekonomik.

“Ashtu siç Prishtinës i dhamë Ligjin duke i ofruar mundësinë për zhvillim, edhe Prizrenit qeverisja e Aleancës do t’ia ofrojë mundësinë për ta zhvilluar kapacitetin e tij ekonomik”.

“Kryetarin Besnik Krasniqi dhe strukturën udhëheqëse të degës i përgëzova për angazhimin e drejtë në interes të qytetarëve të Prizrenit!”, është shprehur tutje Haradinaj.

Go to TOP