Haradinaj: Mbështetja për veteranët detyrim moral dhe institucional
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me udhëheqjen e Organizatës së Veteranëve të Lutës së OÇK-së, kryesuar nga Hysni Gucati.
Në këtë takim, janë ndarë shqetësime për kategorinë më meritore për lirinë e Kosovës.
“Krerët e luftëtarëve të lirisë, i sigurova se siç kam qenë përherë pranë tyre, unë dhe Aleanca mbetemi në mbështetje të kërkesave të tyre legjitime, në funksion të së drejtës dhe dinjitetit që u takon”, ka thënë Haradinaj në Facebook.
Më tej, kreu i AAK-së thotë se shteti i Kosovës i ndërtuar mbi sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka detyrim moral e institucional ndaj luftëtarëve, të rënëve dhe familjeve të tyre. /Kosova.info/
