Haradinaj kujton Ukshin Hotin: Ideologu që formësoi mendimin politik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar ideologun e diplomatin vizionar, Ukshin Hoti. 

Haradinaj ka thënë se ai frymëzoi për liri e kryengritjen të cilën e jetësoi brezi i UÇK-së.

“Ukshin Hoti, ideologu që formësoi mendimin politik shqiptar në dy dekadat e fundshekullit të 20-të dhe diplomati vizionar që foli e frymëzoi për liri e kryengritjen të cilën e jetësoi brezi i UÇK-së, ka zënë vend përgjithmonë në historinë̈ e kombit tonë.

Ata që privuan nga liria një popull të tërë me dekada, nuk kanë mundur të burgosin idetë̈ e tij. Ato mbeten të gjalla përjetë”, ka thënë Haradinaj. /Kosova.info/


Go to TOP