Haradinaj: Kërkesa e presidentes krijon hapësirë edhe disa ditë për VV-në

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjendja nuk është e mirë. Ai ka folur edhe për kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, drejtuar Kushtetueses.

Sipas tij, pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani, që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim lidhur me pasojat juridike që mund të lindin nëse Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda 30-ditësh, krijohet hapësirë edhe disa ditë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai shpreson që Gjykata Kushtetuese nuk do të vonojë me vendimet e saj.


Go to TOP