Haradinaj e quan Osmanin “vuvuzelë të Qeverisë”: S’mund të merret seriozisht se çka thotë

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e quajtur atë, “vuvuzelë të qeverisë”.

Haradinaj në Debat Plus, ka thënë se presidentja Osmani nuk ka qasje serioze ndaj çështjeve serioze siç është dialogu Kosovë-Serbi.

Derisa ka shtuar se deklaratat e saj kanë për qëllim “lajthitjen e opininonit publik”.

“Presidentja është bërë si vuvuzelë e Qeverisë, ajo nuk mund të merret seriozisht çfarë po thotë. Ajo një ditë thotë fake news, një ditë thotë shumë shpejt do ta publikojmë, drafti është i mirë, jemi duke e shqyrtu. Ajo po mundohet ta lajthisë opininon publik, cilës ti besojmë asaj para një javë apo sot”, ka thënë Haradinaj.

Go to TOP