Darka e Lamës, Osmani: Treguam solidaritet për ata të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shtruar sonte në Shtëpinë e të Moshuarve darkën tradicionale, e njohur si Darkën e Lamës.

Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se duke e shtruar sofrën e bukës me ta, ne treguam solidaritetin tonë për gjithë ata breza, të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke, duke e mbajtur gjallë jetën tonë të përbashkët.

“Darkën e Lamës, festën tonë tradicionale, të cilën e organizojmë në përfundim të të korrave, sivjet e shtruam për më të dashurit tanë, të moshuarit, të cilët qëndrojnë në “Shtëpinë e të moshuarve” në Prishtinë, për t’ua shprehur mirënjohjen e respektin tonë të thellë për ta.

Duke e shtruar sofrën e bukës me ta, ne treguam solidaritetin tonë për gjithë ata breza, të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke, duke e mbajtur gjallë jetën tonë të përbashkët.

Ata meritojnë më shumë se çdonjëri që t’ua shprehim mirënjohjen tonë”, ka shkruar Osmani. 

Go to TOP