Haradinaj bën homazhe për Pajazitin, Hoxhën e Zejnullahun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim të Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut.

Haradinaj ka bërë homazhe për nder të 28-vjetorit të rënies së tyre.

“Në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, njëzetetetë vjet më parë u shndërruan në shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit; pikëmbështetje të vizionit tonë për Kosovën”, ka shkruar ai në facebook. /Kosova.info/


Go to TOP