Haliti: Kjo ditë e bekuar e kombit tonë gjithmonë ka bashkuar dhe do të bashkoj shqiptarët
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ua ka uruar të gjithë shqiptarëve, 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar.
Urimi i tij:
Të nderuar qytetarë vitias dhe bashkëkombës kudo që jeni brenda dhe jashtë trojeve shqiptare. Në prag të shënimit të ditës më të rëndësishme të kombit tonë, pra festës së 28 Nëntorit Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptarë dëshiroj të ju urojë të gjithë shqiptarëve këtë festë të madhe kombëtare. Kjo ditë e bekuar e kombit tonë gjithmonë ka bashkuar dhe do të bashkoj shqiptarët për të kremtuar shpalljen e pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe për të nderuar flamurin tonë kombëtar kuq e zi natyrisht duke kujtuar edhe sakrificën për liri.
Prandaj edhe njëherë urime këtë festë dhe Zoti bekoftë shqiptarët kudo që janë.
S.H
