Halimi: Libri është akt lirie, jo luks
Në kuadër të shënimit të Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit, drejtoresha e kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar në Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ku u theksua rëndësia e leximit dhe mbrojtjes së autorësisë.
Ajo u shpreh se libri nuk duhet parë si luks, por si një mjet thelbësor për të kuptuar botën dhe për ta vënë atë në dyshim. Sipas saj, leximi mbetet një nga aktet më të thjeshta, por njëkohësisht më të fuqishme të lirisë individuale dhe shoqërore.
Gjatë aktivitetit, Halimi shprehu mirënjohje për kontributin e autorëve dhe institucioneve që kanë pasuruar fondin dhe jetën kulturore të bibliotekës, përfshirë Avni Spahiu, Bija Jasiqi, Sali Bashota, Instituti i Historisë dhe Shtëpia Botuese ALBAS. /Kosova.info/
