Halimi: Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë, një oazë e kreativitetit në Prishtinë
Sibel Halimi, drejtoreshë për kulturën në komunën e Prishtinës, njofton organizimin e Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë, që do të zhvillohet nga datat 2 deri më 6 tetor në Sheshin “Zahir Pajaziti.”
“Ky eveniment ofron një mundësi fantastike për fëmijët të angazhohen në aktivitete kreative dhe edukative si dhe të zbulojnë magjinë e librave”, ka shkruar Halimi.
Ajo tha se, gjatë këtyre ditëve, do të ketë lexime, punëtori, dhe takime me autorë, duke krijuar një hapësirë të gjallë që inkurajon dashurinë për librat dhe artin ndër më të vegjlit. /Kosova.info/