Haki Abazi i gëzuar që Përpaim Rama mori detyrën, thumbon keq Shpend Ahmetin

Pas 8 vitesh, Shpend Ahmeti është larguar nga posti i kryetarit të Komunës së Prishtinës.

E Ahmetin do ta zëvendësojë Përparim Rama i LDK-së, i cili në zgjedhjet lokale e mposhti Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Largimit të Shpend Ahmetit dhe ardhjes së Ramës kryetar i ri i Prishtinës, i është gëzuar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, i cili përmes një postimi në facebook, 8 vitet e Ahmetit i ka quajtur degradim i Prishtinës.

“Nuk t’falim për tetë vite të degradimit dhe dembelisë, për pishat e veternikut që nuk ekzistojnë më dhe as për lloqin, as për urbanocidin dhe as për borxhin me mijëra euro… lamtumirë kunja e kifle”, ka shkruar Abazi, teksa ka publikuar fotot e degradimit të Prishtinës.

Go to TOP