Hajnat vjedhin para në dy shtëpi në Leposaviq

Një person ka raportuar se është thyer dera e shtëpisë së tij në të cilën jeton nëna e tij.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vitanovice, Leposaviq.

Tutje në raport bëhet e ditur se sipas ankuesit janë thyer edhe dy shtëpi të vjetra dhe persona të panjohur.

“Fsh. Vitanovice, Leposaviq NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është thyer dera e shtëpisë së tij në të cilën jeton nëna e tij. Sipas ankuesit janë thyer edhe dy shtëpi te vjetra nga person-a të panjohur deri më tani”, thuhet në raport.

Tutje në raport thuhet se, sipas ankuesit në njërën shtëpi janë vjedhur rreth 500 euro dhe në tjetrën shtëpi janë vjedhur rreth 55.000 dinar. Rasti nën hetime. 

Go to TOP