Hadergjonaj nga Lörrach: Mërgata e bindur se LDK është garancia e stabilitetit dhe vizionit shtetformues
Kandidati i LDK-së për deputet, Fadil Hadergjonaj, ka zhvilluar një takim me mërgatën shqiptare në Lörrach të Gjermanisë, mes mërgimtarëve tanë punëtorë dhe familjarë të devotshëm duke theksuar rolin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm për Kosovën.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe dy ish-mërgimtarë dhe bashkëluftëtarë të Betejës së Koshares, Anton Quni dhe Xhafer Gashi, si dhe miq e familjarë, përfshirë Musë Krasniqin, Halit Hebibin, vëllain e tij Tafilin me djemtë Fisnikun dhe Florindin.
Hadergjonaj theksoi se bisedat me mërgatën janë gjithmonë dëshmi e qartë e kontributit të jashtëzakonshëm që ata kanë dhënë në kohë lufte, në ndërtimin e shtetit dhe në mbështetje të proceseve demokratike në Kosovë.
Sipas tij, mërgata shpreh besim të plotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti më serioz dhe më i përgjegjshëm në garën politike për zgjedhjet e 28 Dhjetorit duke e konsideruar LDK-në garant të stabilitetit institucional, vizionit shtetformues, zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të marrëdhënieve me miqtë dhe partnerët strategjikë të Kosovës.
Në fund të takimit u riafirmua mbështetja e plotë për LDK-në dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e 28 Dhjetorit, me thirrjen për votë për numrin 123.
#LDK123✅
#FH20 /Kosova.info/
