Hadergjonaj mesazh nga Llapi për besnikërinë ndaj LDK-së
Fadil Hadergjonaj Bjeshka është kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me numër 20. Gjatë fushatës zgjedhore, ai ka përcjellë një mesazh nga Llapi, në Podujevë, me rastin e shënimit të 36-vjetorit të themelimit të LDK-së.
Nga kjo ngjarje u ritheksua se Llapi ka dëshmuar ndër vite besnikëri të palëkundur ndaj vizionit të atit themeltar të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke qëndruar i lidhur me vlerat e demokracisë dhe shtetndërtimit.
“S’ka si të jetë ndryshe. Llapi është me LDK-në”, ishte mesazhi i përcjellë gjatë aktivitetit, duke theksuar se qytetarët e kësaj ane e dinë qartë kah po shkojnë dhe çfarë ndryshimi po kërkojnë.
Më 28 dhjetor, Llapi zgjedh shpresën, ndryshimin dhe udhëheqjen e re, duke mbështetur LDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
Llapi voton LDK-në.
Llapi voton Kryeministrin e ardhshëm, Lumir Abdixhiku.
Zgjidh shpresën. Voto ndryshimin.
#votoldk123
#votofadilhadergjonaj20”, ka shkruar ai. /Kosova.info/
