Hadergjonaj: Marsi, muaj i lavdisë kombëtare dhe sakrificës së Familjes Jashari

Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ish-komandanti i betejave të lavdishme të Koshares e Loxhës, Fadil Hadergjonaj, ka përkujtuar 5, 6 dhe 7 marsin e vitit 1998 si ditë që, sipas tij, vulosën kthesën e historisë kombëtare.

Ai theksoi se në këto tri ditë të përgjakura në Prekaz, Adem Jashari, në krye me Familja Jashari, dëshmuan para botës se liria fitohet me sakrificë supreme dhe jo si dhuratë.

Sipas Hadergjonajt, qëndresa heroike e Jasharajve nuk ishte vetëm akt mbrojtjeje, por shpallje e hapur e vendosmërisë së një populli për të jetuar i lirë në tokën e vet. Ai e cilësoi Familjen Jashari si shembull unik të rezistencës dhe flijimit, simbol të atdhedashurisë, guximit dhe ndërgjegjes kombëtare.

Deputeti i LDK-së shtoi se rënia e tyre shënoi fundin e një epoke okupimi dhe fillimin e një epoke lirie duke u bërë bazament i shtetit të Kosovës.

“Marsi është muaj kujtese, nderimi dhe reflektimi. Është kushtrim për unitet dhe përkushtim ndaj idealeve për të cilat u derdh gjak”, ka deklaruar ai duke përfunduar me thirrjen: “Lavdi Familjes Jashari! Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri!”. /Kosova.info/


Go to TOP