Hadergjonaj: Kosova ka nevojë për stabilitet dhe rikthim të normalitetit institucional
Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Hadergjonaj, ka deklaruar se Kosova sot më shumë se kurrë që nga shpallja e pavarësisë ka nevojë për stabilitet institucional e shtetëror, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare.
Ai ka theksuar se vendi ka nevojë për pajtim të brendshëm, integrim në mekanizmat ndërkombëtarë, në Bashkimi Evropian dhe NATO, si dhe për ruajtjen e miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Hadergjonajt, ky është vizioni shtetformues dhe identitar i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Koha kërkon bashkimin e rugovistëve dhe kthimin e normalitetit funksional e institucional në Republikë. LDK e bashkuar është garancë për stabilitet, pajtim dhe progres të gjithmbarshëm”, ka shkruar ai.
Në fund, Hadergjonaj e ka cilësuar si “ngjarje historike” ribashkimin e dardanëve. /Kosova.info/
