Hadergjonaj falënderon Junikun – rritet mbështetja për LDK-në
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Hadergjonaj, falënderoi qytetarët e Junik për mbështetjen e dhënë gjatë një takimi të zhvilluar atje.
Ai e cilësoi pjesëmarrjen dhe mikpritjen si dëshmi të qartë se Juniku qëndron pranë vlerave dhe vizionit të LDK-së për një të ardhme më të mirë.
“Faleminderit nga zemra të gjithë bashkëvendësve për energjinë dhe besimin. Juniku qëndron fuqishëm me ne,” deklaroi Hadergjonaj. /Kosova.info/
