Xhafer Gashi falënderon Deçanin për pritjen: Bashkë për fitore
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, me numër 31, ka falënderuar qytetarët e Deçanit për pritjen që e cilësoi si të jashtëzakonshme gjatë takimit elektoral.
Gashi theksoi se mbështetja e madhe në këtë qytet dëshmon fuqinë e bashkimit dhe rritjen e besimit për ndryshim. “Një pritje e jashtëzakonshme që dëshmoi fuqinë e bashkimit tonë. Bashkë për fitore!”, u shpreh ai.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij rrugëtimi politik duke kërkuar mbështetje për LDK-në me numër 113 dhe për kandidaturën e tij me numër 31 në zgjedhjet e ardhshme. /Kosova.info/
