Grubi: Bujar Osmani është yll, kandidatët e tjerë t’i bësh bashkë nuk i vijnë afër atij

Artan Grubi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, e ka cilësuar “yll” Bujar Osmanin – kandidat për president i Maqedonisë së Veriut.

Ai përmendi edhe kandidatët e tjerë, duke thënë se Osmanit gjithë së bashku për nga cilësia nuk i vijnë nga afër.

“Pretendojmë të hyjmë në raundin e dytë sepse e kemi kandidatin më  të përgatitur nga të gjithë, merreni e krahasoni prej te Pendarovski, Taravari, Vankovska, Gordana, Bujar Osmani është yll para gjithë atyre. Ka drejtuar me OSBE-në për një vit në mënyrë të shkëlqyer, erdhi edhe Blniken në mes të Shkupit kishte takim e zhvilloi dialogun strategjik edhe me SHBA-në”.

“Edhe me Uashington kemi pasur marrëdhënie të jashtëzakonshme, me NATO, me BE-në. I nevojitet një presidenti poliglot, shumë dinjitoz në të gjitha paraqitjet e veta dhe t’i mbledhësh të gjithë bashkë për nga cilësia nuk i vijnë nga afër kandidatit tonë Bujar Osmani”, tha Grubi në Pressing, transmeton Express.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e ka prezantuar Bujar Osmanin si kandidat i kësaj partie në zgjedhjet presidenciale në Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 24 prill.

Go to TOP