Fifi prezanton veturën luksoze të tipit “Porsche Cayenne Coupe”

Filloreta Raçi – Fifi ka njoftuar fansat së fundmi se ka blerë një makinë të re.

Bëhet fjalë për një veturë luksoze të tipit, “Porsche Cayenne Coupe”, viti 2024, që kap vlerën e mijëra eurove.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të publikuar në Instagram, ku shfaqet në një nga autosallonet në Prishtinë.

“Tani jam një nënë me Porsche”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Kjo duket të jetë meritë e punës dhe angazhimit që bën tash e shumë vite.

Artistja nga Ferizaj është shumë moti pjesë e estradës dhe natyrisht se gëzon të ardhura të mira.

Këngëtarja shquhet për një sërë hitesh që ka realizuar dhe po vazhdon akoma të jetë shumë e kërkuar në treg.

Go to TOP