Gruas në Klinë ia vjedhin 38 pula

Një grua në Drenoc të Klinës ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur kanë depërtuar më forcë në oborrin e saj dhe ia kanë vjedhur 38 pula.

“VJEDHJE E RËNDË | Fshati Drenoc, Klinë 18.12.2022 – 09:25. Ankuesja femër kosovare raporton se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në oborrin e saj dhe nga koteci i janë vjedhur 38 copë pula”, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP