Gresa Bakraqi sërish e fundit

As në mundësinë e dytë, atletja e Kosovës, Gresa Bakraqi nuk ia doli të arrijë rezultatin e dëshiruar.

Kosovarja në shtegun 800 metra është renditur në vendin e fundit për kohën 2.18.

Kujtojmë se Gresa Bakraçit dhe gjithë atleteve tjera të pakualifikuara mbrëmë në disiplinën e 800 metrave, iu ka dhënë mundësia e dytë për të garuar sërish.

Federata Botërore e Atletikës për herë të parë iu dha edhe një mundësi për kualifikim garueseve përmes rregullit të quajtur ‘repasazh’, i cili po zbatohet për herë të parë në LO Paris 2024.

Megjithatë, garuesja jonë nuk ia doli të kualifikohet as në mundësinë e dytë, kështu që e mbyll aventurën në ‘Paris 2024’.

Go to TOP