Greqia bllokon kufijtë për 48 orë, kalimi nga Shqipëria vetëm për këmbësorë

Doganierët grek kanë paralajmëruar se do të hyjnë në një grevë 48-orëshe ditën e martë, më 2 prill në orën 05:30 deri të enjten, datë 4 prill në orën 05:30. E sipas këtij paralajmërimi do të mbyllen për dy ditë, pikat doganore në Kakavijë, Tre Urat, Përmet, Qafë Botë dhe Sarandë.

Ambasada shqiptare në Athinë ka reaguar në lidhje me këtë vendim, njofton RTSh.

Ambasada po ashtu i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të marrin masa për udhëtimet e tyre të planifikuara.

“Bazuar në njoftimin e përcjellë nga autoritetet e Republikës së Greqisë, bëhet me dije se, për shkak të grevës 48 orësh të shërbimit doganor grek: Duke filluar nga ora 07.00 e datës 02.04.2024. Deri në orën 07.00 të datës 04.04.2014. Shërbimi në pikat e kalimit të kufirit me Greqinë do të pezullohet. Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.

Go to TOP