Grenell: Faleminderit Vuçiqit për nderimin më të lartë të Serbisë
Ish i dërguari special i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, i njohur si lobisti serb, i është falënderuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq me rastin e dekoratës me të cilën është dekoruar.
Grenelli është dekoruar me Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë.
“Faleminderit presidentit serb Aleksandar Vuçiq, gjithë qeverisë serbe dhe popullit serb për këtë nder të madh. Sot kam marrë nderimin më të madh, Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë, ka pretenduar Grenell në Twitter.
