Grabitje në Prishtinë, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që të njëjtit kishin grabitur nga një person para të gatshme, telefonin, kuletën dhe një tabelë të kompanisë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën Isa Kastrati.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga viktima mashkull para të gatshme 90 euro, celularin, kuletën dhe një tabletë të kompanisë”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Go to TOP