Grabitje e armatosur në një institucion mikro-financiar në Prizren

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në lagjen “Bazhdarhane” në Prizren.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai bëri të ditur se një person me maskë dhe i armatosur ka hyrë në një institucion mikro-finnaciar dhe ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

“Rreth orës 15:12 minuta është raportuar se në lagjen ‘Bozhdarhane’ në një institucion mikro-financiar në Prizren, një person i armatosur ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave”, tha Bytyqi.

Ai tutje shtoi se policia ka kryer bastisje në disa lokale dhe ka arrestuar një person si të dyshuar për rastin.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat dhe dëshmitë. Deri më tani janë kryer bastisje në disa lokacione dhe është arrestuar një person i dyshuar. Po kërkohen edhe persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast”, përfundoi Bytyqi.

Go to TOP