Kreu i Prishtinës viziton komunat e prekura nga vërshimet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka vizituar komunat e prekura nga vërshimet për të parë nga afër gjendjen.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkroi se kryeqyteti do të mbështesë qytetarët e prekur nga vërshimet.

“Kryeqyteti bashkëndjen me të gjithë qytetarët dhe jemi në mbështetje të plotë për çdo rast nevoje.Faleminderit Kryetarit të Komunës së Skënderajit, Fadil Nura për pritjen dhe urojmë që kjo situatë të tejkalohet me lehtësi”, shkroi ai ndër të tjera teksa bashkëngjiti edhe disa fotografi nga kjo vizitë.

Go to TOP