SHSKUK-ja njofton për furnizimin me barna dhe material shpenzues në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njoftoi të premten se ka furnizuar klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe spitalet e përgjithshme me shumicën e penjve kirurgjik, doreza sterile dhe jo sterile.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë lëshuar porositë sipas urgjencave dhe në vazhdimësi po vazhdon lëshimi i porosive për furnizim me barna dhe material shpenzues për tremujorin e parë të vitit 2023, sipas kërkesave nga njësitë përbërëse.

Sa i përket furnizimit me barna në Klinikën e Onkologjisë, thuhet se gjatë ditëve të fundit gjendja është përmirësuar dukshëm.

“Sipas raportit zyrtar nga Klinika e Onkologjisë, vetëm nga data 12-23 janar 2023, kjo klinikë është furnizuar me citostatikë në vlerë mbi 1.2 milion euro. Disa nga mungesat janë evidente, në disa raste për arsye të procedurave të prokurimit, por ka edhe raste kur fare nuk paraqiten ofertues”, thuhet në komunikatën për media.

ShSKUK tutje tha se është ballafaquar edhe me shumë lëndë që janë duke pritur për shqyrtim në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, e që ka shkaktuar vështirësi në furnizim.

“Kjo na ka detyruar që të procedojmë me procedura për furnizim urgjent. Për informim të publikut dhe për hir të së vërtetës, po i publikojmë raportet zyrtare nga Barnatorja Qendrore ndër vite, ku paraqitet në përqindje furnizimit me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale për QKUK dhe Spitale Rajonale, në bazë të kërkesave të njësive”

Go to TOP