Gjyqi i dytë kundër Thaçit, Gjykata Speciale cakton datën

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar datën për fillimin e procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një njoftimi kjo gjykata ka treguar se ky proces gjyqësor ku përfshihen Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit do të fillojë më 24 shkurt 2026.

Sipas këtij njoftimi, procesi gjyqësor do të zhvillohet në një bllok të vetëm deri më 6 mars.

Gjatë kësaj periudhe kohore, thuhet në njoftim, Prokuroria e Specializuar do të bëjë paraqitjen kryesore të provave.

Go to TOP