Gjuriq thotë se kishte një marrëveshje për heqjen e barrikadave

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjurqi, ka hedhur dyshime se pala serbe dhe pala kosovare kanë biseduar dhe kanë arritur marrëveshje për largimin e barrikadave dhe lirimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Gjuriq ka thënë në televizioni publik serb se me “marrëveshjen e djeshme shkua një hap më tej në aspektin e mbrojtjes juridike të pozitës së serbëve në Kosovës”
Ai ka thënë se deklarata e përbashkët e BE-së dhe Amerikës tregon më së miri detajet e marrëveshjes.

“Ftoj qytetarët e Serbisë që të njihen me dy elementet e tjera të bisedimeve që u zhvilluan dhe marrëveshjen e arritur, e cila u materializua përmes deklaratës së përbashkët të BE-së dhe SHBA-së nga njëra anë dhe deklaratës së KFOR-it. nga ana tjetër”, thotë Gjuriq.

“Kjo do të thotë që nga dje për herë të parë kemi garanci ndërkombëtare nga KFOR-i dhe NATO-ja që vlejnë për të gjithë që kanë të bëjnë me dërgimin e forcave të sigurisë së Kosovës në veri me obligim që të konsultohen me komunitetin serb”, shton Gjuriq.

“Ata që e njohin ligjin e kuptojnë se tani kemi shkuar një hap më tej në aspektin e mbrojtjes juridike të pozitës së serbëve në veri”, thekson Gjuriq.

Gjuriq ka thënë se “Uashingtoni kishte një rol korrekt në këto bisedime”

I pyetur se kush ka marrë pjesë në bisedime nga pala amerikane, ai thotë se ka kontaktuar menjëherë me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher Hill dhe se kanë qenë në kontakt edhe me përfaqësuesi i SHBA-së në Prishtinë nga Geoffrey Hovenier.

“Por ne normalisht kemi komunikim cilësor, presidenti Vuçiq ka pasur një kontakt të jashtëzakonshëm në Nju Jork me Jake Sullivan, i cili është këshilltar për sigurinë kombëtare në SHBA”, thekson Gjuriq.

Ai tha gjithashtu se në javën e dytë të janarit presim një vizitë të një delegacioni të lartë amerikan.

Go to TOP