​Gjunjëzohet kampioni i Ligës Unike

Vëllaznimi ka pësuar humbje nga kampioni i Shqipërisë, Besëlidhja, me rezultat 82-90 në kuadër të xhiros së tretë në grupin A.

Te kampioni aktual i kësaj lige, Vëllaznimi, shkëlqeu Jericole Hellems me 36 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime, e te mysafirët mirë luajti Freddie Edmonds, i cili dhuroi nga vetja 15 pikë, 8 kërcime dhe një asistim.

Edhe pse kuqezinjtë luajtën më mirë në dy çerekët e fundit, prapë nuk arritën të korrin fitore, për shkak të lojës së dobët në pjesën e parë, ku shënuan 38 pikë e pranuan 54 nga Besëlidhja e Lezhës.

Në xhiron e radhës Vëllaznimi luan përsëri në shtëpi ku e pret Teutën e Durrësit, e Besëlidhja do të udhëtoj përsëri në Kosovë, ku do të përballet me ekipin e Borës nga Prishtina.


Go to TOP