Gjuha Shqipe në “Harvard”, shqiptaro-amerikanët e kërkuan vetë

Futja e gjuhës shqipe në mesin e lëndëve  që mund të zgjedhën në Universitetin e Harvardit, u nxit fillimisht nga studentët shqiptaro-amerikan.

Sipas Administratorit të Departamentit të Letërsisë Krahasuese në Harvard, Faton Limani, ata kishin kërkuar shqipen për të përmbushur obligimin për gjuhë të huaja.

Lënda fillimisht do jetë në mbikëqyrjen e një profesori, dhe varësisht nga numri i të regjistruarve do të lekturohen ligjëruesit.

Këta me shumë gjasë do jenë shqiptar, meqenëse kriteret mbase mund ti favorizojnë ngase mund të kenë mbaruar master në një universitet ku gjuha ligjërimit ka qenë shqipja, por patjetër që nuk përjashtohen edhe studiuesit e huaj.

Përveç gjuhës si lëndë zgjedhore, Limani, thotë se është i interesuar edhe për procedurat e hapjes së katedrës, për të cilën ndihmë mund të japin edhe qeveritë në Shqipëri e Kosovë.

Gjuhën Shqipe si lëndë zgjedhje në dispozicion studentët do ta kenë në të tri nivelet.

Paraprakisht, ata do ti  nënshtrohen një testimi dhe varësisht nga njohuritë për gjuhën do vendosen edhe në gradën e caktuar të lëndës.

Go to TOP