Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, dyshohet për një të vrarë
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Podujevë, ku në rrethana dhe për motive akoma të panjohura, një person dyshohet se ka mbetur i vrarë.
Kështu kanë bërë me dije sinjalizuesit të cilët thonë se si pasojë e gjuajtjes me armë një person ka vdekur, teksa ende nuk dihen detajet e tjera.
Gazeta ka kontaktuar edhe komandantin e Policisë në Podujevë, por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet, duke e ndalur telefonin.
Gazeta do të iu mbajë të informuar lidhur me detajet e reja.
