“E hodhi si leckë te shkallët”, detaje nga vrasja për hakmarrje në Vlorë, zbardhet dëshmia tronditëse
Një dëshmitar okular ka folur për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë me armë zjarri 41-vjeçari Laert Keka dy ditë më parë në qytetin e Vlorës.
Sipas tij, viktimat ishin goditur fillimisht nga mjeti i autorëve, ndërsa më pas nga makinat dhe e qëlloi me breshëri, sipas dëshmitarit, në kokë dhe jo vetëm tre-katër plumba.
“Asnjë nga ju nuk e ka dinamikën. Ai që u vra ia futi vrapit në këmbë nga serviset deri te banka, aty tentoi të kalonte rrugën. Aty ‘Audi’ po të duket në video e hedh si leckë të shkallës së furrës. Duket në video. ‘Audi’ ndaloi te finalimi, zbriti personi, një person i vetëm me
“M5”, jo kallash, me silenciator, i vajti te koka, ia zbrazi tri katër herë. I ka zbrazur dy-tre breshëri në kokë, jo tre-katër plumba” , tha dëshmitari.
