Gjobitet  shoferi, drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ndaj një shoferi ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind euro-sh, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë muaj, si dhe i janë konfiskuar përkohësisht automjetet.

“Policia e stacionit në Shtime rreth orës 16:15 në rrugën “Tirana” në Shtime ka ndaluar shoferin M.M (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP