Gjermania pranon draftstatutin e Ramës për Asociacionin, s’e komentojnë përmbajtjen

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ditë më parë ka dalë me një draft-propozim për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin ia ka përcjellë Presidentit francez Macron dhe Kancelarit gjerman Scholz.

Gjermania tashmë ka konfirmuar se ka pranuar prpopozimin e Ramës, por që të njejtin nuk kanë komentuar përmbajtjen e tij.

“Ne mund të konfirmojmë marrjen e një dokumenti të tillë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj se nuk duam të komentojmë përmbajtjen konfidenciale”, tha për Kosova Online zëdhënësi i qeverisë gjermane, transmeton Zeri.info.

Rama njoftoi dje se i ka dërguar presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz një propozim për draft Statutin e Bashkësisë së Komunave Serbe, duke shtuar se nuk e kupton ngurrimin e autoriteteve të Kosovës për të de-përshkallëzuar situatën në veri e cila “po merr përmasat e një tragjedie politike për Kosovën”.

Kujtojmë se Ekipi Menaxhues për themelimin e Asociacionit, i cili është i autorizuar me Marrëveshjen e Brukselit për hartimin e Statutit, ka paraqitur propozimin e tij gjatë raundit të fundit të dialogut në nivelin më të lartë në Bruksel.https://zeri.info/inarticle.html

Ai propozim, megjithatë, nuk u miratua nga qeveria e Kosovës, i cili vetëm një ditë më vonë shkarkoi Ekipin Menaxhues. 

Go to TOP