Gjermania nuk e mbështet projektbuxhetin e Bashkimit Evropian
Qeveria federale gjermane ka hedhur poshtë projektligjin e buxhetit të Bashkimit Evropian për periudhën nga viti 2028 deri në vitin 2034, i cili u prezantua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe i cili parashikon ndarje prej rreth dy trilionë eurosh për atë periudhë shtatëvjeçare.
“Një rritje e ndjeshme e buxhetit të BE-së është e papranueshme në një kohë kur shtetet anëtare po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të konsoliduar buxhetet e tyre kombëtare”, tha zëdhënësi i qeverisë Stefan Cornelius, raporton “Spiegel”.
Sipas tij, Gjermania nuk e mbështet taksimin shtesë të kompanive që parashikon projektbuxheti.
Ursula von der Leyen ka prezantuar propozimin e saj për buxhetin e ri të Bashkimit Evropian, me vlerë 2 trilionë euro midis viteve 2028 dhe 2034, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 1.21 trilionë euro të miratuar nga udhëheqësit në verën e vitit 2020.
“Është më strategjik, më fleksibël, më transparent”, ka thekasuar presidentja e Komisionit Evropian, shkruajnë mediat e huaja.
