Gjermania i kërkon Putinit të mos “luajë me jetën e njerëzve” në Ukrainë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin, që të mos luajë me jetën e njerëzve në Ukrainë, raporton CNN.

“I bëj thirrje me këmbëngulje qeverisë ruse, presidentit rus, mos luani me jetë njerëzore!”, ka thënë Baerbock në Bruksel pas mbërritjes në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme Evropiane.

“Loja vërtet e papërgjegjshme me shoqërinë civile dhe me njerëzit në zonat e okupuara – nga të dyja palët – është e papërgjegjshme”, shtoi ajo.

Ajo ka bërë thirrje për kthim në tryezën e negociatave.

“Sulmet, konflikti i dhunshëm që kemi përjetuar në 72 orët e fundit janë vërtet alarmante, armëpushimi po ndërpritet vazhdimisht dhe jetët e njerëzve janë shumë të kërcënuara për shkak të ndërprerjeve të furnizimit me ujë dhe energji elektrike”, tha Baerbock.

“Është në duart tuaja. Ne jemi ulur në tryezë çdo orë dhe çdo minutë. Ju presim që bashkërisht të kujdesemi për paqen dhe sigurinë në Ukrainë”, theksoi ajo.


Go to TOP