Gjenerali i Iowa-s pritet nga Jashari, mbështetje për tranzicionin e FSK-së

Gjeneral Major Stephen Osborn, Shefi i Gardës Kombëtare të Iowa-s, vizitoi këtë javë Kosovën, ku diskutoi përgatitjet për stërvitjet e ardhshme të FSK-së.

Në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë thuhet se vizita e tij theksoi partneritetin e gjatë 14-vjeçar mes Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së, teksa të dyja forcat vazhdojnë të bashkëpunojnë në mbështetje të tranzicionit të FSK-së drejt një force të mbrojtjes territoriale dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të sigurt për vendin. 

Në njoftim thekseksohet se Shefi i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral Major Stephen Osborn, gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, u takua me udhëheqës të rëndësishëm dhe mbajti një fjalim para kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai u takua me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant ,Bashkim Jashari.

“Gjatë vizitës, Gjeneral Osborn diskutoi përgatitjet për rotacionin e ardhshëm të FSK-së në Qendrën e Trajnimit për Gatishmëri të Përbashkët (JRTC), si dhe për pjesëmarrjen e saj në ushtrimin ndërkombëtar Defender2025”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane. /Kosova.info/


Go to TOP