Gjeneral Jashari dekoron me medalje majorin amerikan Timothy J. Halbur

Komandanti i FSK-së gjeneralmajor Bashkim Jashari ka pritur sot në takim lamtumirës oficerin për bashkëpunim ndërkombëtar pranë Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, major Timothy J. Halbur.

Me këtë rast, gjeneral Jashari ndau medaljen për shërbim vetëmohues për majorin Halbur, me motivacion për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje vetëmohuese e të jashtëzakonshme gjatë shërbimit njëvjeçar të tij.

Major Halbur u vlerësua lart për vizionin strategjik, udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, të cilat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, thuhet në njoftim.

Go to TOP