Motra e ministres Nagavci bëhet pjesë e grupit që vendosë për hartimin e Planit Strategjik të Arsimit
Krenare Lleshi, motra e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit është emëruar anëtare e grupit punues për hartimin e Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme për vitet 2022-2026.
Krenare Lleshi është pyetur nëse ka ndikuar motra e saj për emërimin e saj në grupin hartues për hartimin e Panit Strategjik në Arsim.
Në përgjigjen e saj, Lleshi tha se emërimi i saj nuk është bërë nga e motra por nga sekretarja në ministrinë e Arsimit.
“Emërimin e ka bërë Sekretarja dhe në grupe janë përfshirë edhe përfaqësues të partnereve të tjerë, që po ashtu ndihmojnë në bazë vullnetare”, ka thënë Lleshi .
Tutje, Lleshi shtoi se angazhimi i saj ka ardhur në bazën vullnetare dhe aty mbanë pozitën e përfaqësuese së organizatën ku punon.
“Unë aty jam në cilësinë e përfaqësueses se organizatës ku punoj dhe ky angazhim është në baza krejtësisht vullnetare. Po ashtu, është i kufizuar në kohë dhe veprim”, ka thënë Lleshi .
Krenare Lleshi, si përfaqësuese e organizatës zvicerane Caritas është përcaktuar dy herë si anëtare, ndër të tjerash në fushën e digjitalizimit të arsimit.
Është hera e tretë që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) harton një Plan Strategjik gjithëpërfshirës për zhvillimin e arsimit në Republikën e Kosovës.


