“Gjendja shëndetësore e tiranit, e rëndë”/ Biznesmeni rus zbardh të fshehtat e Vladimir Putin dhe të sëmundjes së presidentit: Mund ta kthejë botën përmbys…

Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me gjendjen shëndetësore të presidentit rus Vladimir Putin.

Së fundmi një reagim  ka ardhur nga një biznesmen rus, Valery Gerasimov, i cili është shprehur se Vladimir Putin është i sëmurë me kancer, ai gjithashtu akuzon Putin se po shkatërron ekonominë e Rusisë përmjet luftës së tij në Ukrainë.

Biznesmeni rus shprehet se Putin është në gjendje të rënduar, por nuk dihet saktësisht se nga çfarë lloj kanceri vuan.

“Putin e shkatërroi ekonominë e Rusisë ekonominë e Ukrainës dhe shumë ekonomi të tjera. Problemi qëndron në kokën e tij, një djalë i çmendur mund ta kthejë botën përmbys”, ka thënë me tej ai.


Go to TOP