Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri

Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Vushtrrisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaçica”.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Ilmi Prekazi.

“Në vendin e ngjarjes ka arritur një njësi e emergjencës, që e ka konfirmuar se personi në fjalë është pa shenja jete”, tha Prekazi.

“Njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, tha ai.

Go to TOP