Gjendet një person pa jetë në Librazhd

Pasditen e sotme një person është gjetur i vdekur në Librazhd. Viktima është Xh. K. rreth 66 vjeç.

Sipas policisë ai është gjetur pa jetë rreth orës 15:35 në fshatin Bërzeshtë.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Go to TOP