Gjendet i vdekur një person në stacionin e trenit në veri të Mitrovicës

Një person është gjetur i vdekur të shtunën në stacionin e trenit në veri të Mitrovicës.

Sipas policisë, identiteti i viktimës nuk dihet, pasi nuk posedonte me vete asnjë dokument identifikues.

” Në Stacionin e trenit, është gjetur pa shenja jete një person. Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Go to TOP