Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Fushë Kosovë

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e saj në Fushë Kosovë.

Bëhet e ditur se njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatua vdekja e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Nga policia, rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.

Go to TOP